12:54 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi: E kam në dorë raportin e hollësishëm për deportimin e gylenistëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  gjatë një konference për media rreth rastit të arrestimit ndaj gjashtë shtetasve turq nga Kosova apo njohur ndryshe si gylenistët.

Ai ka thënë se deri tani kanë pranuar një raport të hollësishëm, me të cilën qëndron vetëm një arsye që ka të bëjë me anulimin e lejës së qëndrimit, transmeton Indeksonline.

Pra, sipas raportit të AKI-së me këtë nuk  rrezikohet siguria në Kosovë.

Sipas Thaçit, pasi të kryhet hetimi përfundimtar përkitaz me këtë rast nëse gjendet ndonjë shkelje ligjore  atëherë personat përgjegjës duhet të japin llogari për këtë çështje.

Fjalimi i Presidentit Thaçi:

Kosova është shtet demokratik i zhvilluar me standardet  më të larta demokratike që respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriut pavarësisht përkatësisë etnike apo bindjeve poltike ose ideologjike,

Unë si president i Kosovës jam i zhgënjyer për shkak se institucionet relevante për arsye që mbeten të sqarohen edhe më tej këto parime lidhur me shtetasit e turqve të vendit tonë, unë jam i informuar lidhur me rastin dhe rrethanat që është kryer deportimi gjashtë  shtetasve turq.

Deri më tani kam pranuar një raport të hollsishëm që është dëgjuar edhe nga kryeministri, kryeparlamentari dhe liderëve të tjerë, nga AKI-ja  që në mënyrë të detajuar sqaron se arsyeja  dhe proceudura që ka vepruar për anulimin e lejes së qëndrimit respektivisht për kërkesën që ka të bëjë me veprimin e tyre të paligjshëm në Kosovë, pra arsyeja e vetme është rrezikimi i sgurisië në Kosovë.

Depërtim të shtetasve të huaj ka pasur edhe në të kaluarën duke respektuar procedurat në fuqi, procedurat duhet të sqarohen nga AKI dhe MPB dhe nëse ka pasur shkelje ligjore atëeherë përgjegjësit duhet të japin llogari. Unë për këtë jam në dijeni se organet shtetërore janë duke hetuar këtë rast dhe po e presin përfundimin e tyre.

Edhe avokati i popullit ka filluar hetimet të pavarura prandaj ne duhet të kemi kujdes se si sillemi me organet që janë përgjegjëse për sigurinë në vendin tonë./Indeksonline/