09:28 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi flet për ardhjen e Lajçak dhe deklaratën e Hotit si kryenegociator në dialog me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se do të takohet në cilësinë e postit të tij nëse Lajçak vjen në Kosovë.

“Ende zyrtarisht s’jam i informuar për ardhjen e tij, po nëse e konfirmon dhe e sheh si proioritet në agjendën e tij, në do t’i përgjigjemi si Zyra e Presidentit. Për neve është me rëndësi që përfaqësuesit që merren me këtë çështje ta trajtojnë Kosovën si  vend i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër është e dëshpëruar”, tha presidenti gjatë homazheve që bëri tek shtatorja e Zahir Pajazitit, transmeton Indeksonline.

Ai tha se kanë besim të plotë në qasjen e Shba-ve dhe se duhet të ndodhë njohja reciproke me Serbinë.

“Prandaj besoj që lidershipi i presidentit Trump dhe dinamika e energjia e ambasadorit Grenell do të jenë efektive të shënojnë rezultate konkrete.

S’është koha tani më për matje të pulseve apo trajtimeve seminarike të çështjeve të Kosovës, njohjes reciproke Kosovë – Serbi, por është për vendimmarrje historike”, tha presidenti.

I njëjti gjithashtu komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Hoti për përfaqësimin e Kosovës në dialog me shtetin serb, duke thënë se s’janë në luftë, port ë jenë të bashkuar në këtë sfidë.

“Do ta udhëheq përfaqësuesit legjitim, ne s’jemi në garë me njëri-tjetrin, të bashkuar do të përballemi me vështirësi, do të ketë energji pozitive dhe përkushtim të përbashkët dhe rezultate të përbashkëta.

S’jemi në garë, presidenti përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë, ndërsa është e përcaktuar dhe me Kushtetutë.

Në këtë drejtim s’ka asnjë dilemë që do ta plotësojmë njëri-tjetrin në të mirën e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Dhe besoj që Hoti në heqjen e barrierave që ka marrë si shkas i Beogradit, tash Prishtina s’është pengesë”./Indeksonline