12:51 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi flet për vendimin e Haradinajt për shkarkimin e Sefajt dhe Gashit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar vendimin për shkarkimin e shefit të AKI-së, Driton Gashit dhe ministrit Sefaj. Thaçi ka thënë se askush nuk do të mund t’i ikë llogaridhënies.

“Sa i përket kërkesës së kryeministrit është diçka që nuk ka dalur rastësisht dhe befasisht. Do ti shikojmë të gjitha rrethanat dhe do të vendosim bashkarisht. Këto janë vendime në interes të shtetit dhe sigurisë kombëtare.

Kushdo që ka shkelur procedura dhe ligj natyrsisht se do merr përgjigjen e merituar. Kjo që ka ndodhur nuk do të shikohet politikisht, por askush nuk do të mund ti ikë përgjegjësisë” ka thënë Thaçi./Indeksonline/

Temat: