22:26 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi ftohet që ta vizitojë Luginën e Preshevës

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i kërkohet që të vizitoi Luginën e Preshevës.

Kjo kërkesë vjen pas vizitës së sotme të presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Kosovë, transmeton Indeksonline.

I pari i presidencës këtë ftesë e ka marrë nga organizata ‘Shpresa’ në Bujanovc.

“Ftojmë Presidentin e R.Kosovës, z.Hashim Thaçi, që ta vizitoj Luginën e Preshevës.
Të vizitoj koridorin dhjetë, banjën e Bujanocit e të Sijarinës, ftojmë ti vizitoj shqiptarët autokton në Luginë të Preshevës” ka shkruar kryetari i organizatës, Nevzad Lutfiu./Indeksonline/