21:31 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Gjykata Speciale padrejtësi ndaj popullit të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi në intervistën në Klan Kosova ka folur edhe rreth Gjykatës Speciale. Sipas tij, ai nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj kësaj gjykate dhe vazhdon të mendojë se kjo është padrejtësi ndaj shtetit të Kosovës.

“Realisht aq e kam menduar në 2015 e mendoj edhe sot, gjykata speciale është padrejtësi ndaj popullit të Kosovës. Gabimi është tek bashkësitë ndërkombëtare që na kanë kërcënuar. Prandaj kam peshuar mirë se si mund të nxirremi. E kemi shty për themelim, se nuk ka gjykatë që e fyen dhe lëndon integritetin e luftës sime për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Thaçi po ashtu ka treguar arsyet pse e ka përkrahur themelimin e kësaj gjykate, duke cekur këtu, liberalizimin e vizave për Kosovën, formimin e ushtrisë, anëtarësimin në UNESCO, INTERPOL etj.

“Ka qenë detyrimi ndërkombëtarë dhe zotimi që kemi dashur ta shtyjmë, sepse me këtë vendim është thënë që Kosova do të bëhet më shpejtë me ushtri, me viza, do të anëtarësohemi në UNESCO, INTERPOL dhe në Këshillin e Evropës. Ne themeluam gjykatën dhe asnjë nga këto gjëra nuk ndodhën”, shtoi Thaçi./Indeksonline/

Temat: