10:51 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Humbja e komandant “Kapuçit” humbje e madhe për UÇK-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar vdekjen heroike të Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Thaçi duke iu referuar Krasniqit, ka thënë se komandat “Kapuçi” ishte frymëzim i ushtarëve në cdo betejë, transmeton Indeksonline.

Thaci me tutje ka thënë se rënia e tyre ishte humbje e madhe për UÇK-në.

“U bënë 19 vjet nga rënia heroike e komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Komandant “Kapuçi” me guximin e tij ishte frymëzim i ushtarëve në çdo betejë. As plagët në trup nuk e ndalnin të qëndronte në frontet e luftës pranë tyre. Rënia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Thaçi./Indeksonline/