17:31 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi ‘hutohet’ për disa momente karshi delegacionit evropian  (Video)

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe presidenti i Republikës, Hashim Thaçi kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në hollin e Kuvendit.

Aty prezent ishte edhe përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn. Mirëpo, çfarë ndodhi pas përfundimit të konferencës së përbashkët.

Kështu, presidenti Thaçi për një moment u ‘hutua’ duke u nisur në drejtim të zyrës së kryetarit të Kuvendit, shkruan Indeksonline

Por nuk shkoi pak sekonda kur shefja e BE-së në Prishtinë, Natalya Apostalova iu drejtua këshilltarëve të tij që Thaçi të kthehej dhe të përshëndetej me përfaqësuesit e lartë evropian. /Indeksonline/A.Muhaxheri/

Shikoni më poshtë pamjet: