75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi i drejtohet kabinetit qeveritar, flet për të arriturat e vendit për 10 vjet (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar sot me një fjalë rasti kabinetit qeveritar.

Ai duke folur për arritjet e Kosovës tash kur edhe është përvjetori i 10-të i pavarësisë, ka thënë se Kosova ka ecur përpara në të gjitha aspektet por ka edhe sfida.

Thaçi përgjatë fjalimit të tij para kabinetit qeveritar ka përmendur të arriturat e Kosovës ndër to edhe zhvillimin ekonomik, duke përmendur këtu edhe arritjen e Marrëveshjes për Termocentralin ‘Kosova e Re’.

Me këtë rast, Thaçi ka përgëzuar edhe kryeministri Ramush Hardianj për rolin e tij udhëheqës.

“Është momenti i duhur që Bashkimi Evropian të konfirmojë se tërë Evropa Juglindore i përket BE-së. Nënshkrimi i MSA-së ka qenë mirënjohje për reformat që kemi bërë në të gjitha sektorët, ekonomi, politik dhe sundim të Ligjit por është edhe udhërrëfyes për rrugën tonë në BE.Duke iu uruar për punën e  juaj dhe ftoj Qeverinë të punojë me intensitet të madh për zbatimin e MSA-së dhe Agjendës Evropiane për zbatimin e marrëveshjeve në bashkëpunim të ngushtë me shoqëritë civile dhe mediat me të gjithë kontributdhënësit. Fokus i yni duhet të jetë zhvillimi ekonomik. Ishte historik momenti i nënshkrimit të marrëveshjes.Kemi instaluar policinë dhe gjyqësorin tonë në pikat kufitare. Brenda kësaj periudhe kemi ndërtuar marrëdhëniet ë shkëlqyera me vendet e rajonit, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Marrëveshja e Brukselit në 2013 ka dhënë rezultatet pozitive edhe pse ka ende për t’u bërë. Kemi arritur tani në fazën e një faze përfundimtare dhe pa asnjë dyshim jemi shembull i mirë i paqes dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira me të gjithë”, ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se për një shtet të ri, të vogël, të shkatërruar nga lufta këto të arritura kaq të shkurtra, të arriturat janë inkurajuese.

“Jemi krenar me të arriturat e njerëzve tanë, medaljet në sport, artë e kulturë, në shkencë e inovacion e bënë krenar çdo qytetarë të Kosovës. Derisa numërojmë të arriturat e Kosovës sigurisht se nuk mundemi pa i përmendurat aspiratat për të ardhmen si dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi. Rruga deri në NATO dhe BE është e shpejtë dhe kërkon përkushtim e punë të përqendruar karshi sfidave. Transformimi i shpejtë i FSK-së, luftimi i radikalizmit dhe ekstremizmit si dhe ruajtja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët. Kemi plotësuar kriteret për liberalizimi natyrisht duke mirëpritur përpjekjet e fundit që të gjendet një rrugëdalje për demarkacionin. Është për lëvdatë edhe për pjesëtarët e FSK-së, si shoqëri kemi qenë të vendosur dhe kemi vepruar bashkë në nivel institucional dhe në nivel të përgjithshëm shoqërorë që të parandalojmë ekstremizmin dhe radikalizmin në Kosovë. Kosova do të mbetet pjesë e luftës anti-terroriste globale”, ka shtuar Thaçi./