12:59 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi i ndan medalje presidenciale ish-kryeministrit të ndjerë të Kosovës (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë sot një medalje presidenciale ish-kryeministrit të ndjerë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka publikuar foto me gruan dhe vajzën e Rexhepit, duke shkruar se ish-kryeministri kishte dhënë kontribut të çmuar për vendin, transmeton Indeksonline.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Bajram Rexhepin, njeriun human që me përkushtimin e tij shëroi shumë plagë lufte.

Bajram Rexhepi ishte kryeministri i parë i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Ai dha kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe ishte gjithmonë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/