15:47 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi i shoqëruar nga dy kryetarët e Drenicës (Foto)

Forca e Sigurisë së Kosovës sot organizoi ceremoninë për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”, ku morën pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zyrtarë tjerë e kryetar komunash.

Ceremonia u mbajt në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë ndërsa aty u pa që Presidenti Thaçi ishte i shoqëruar nga dy kryetarët e Drenicës, Bekim Jashari i Skenderajt dhe Ramiz Lladrovci i Drenasit, transmeton Indeksonline.

Ata bënë muhabet të gjatë mes veti teksa më vonë Thaçi iu drejtua edhe të pranishme./Indeksonline/