75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Ilaz Kodra, luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar heroin  Ilaz Kodra, i cili ra heroikisht 19 vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thotë se Ilazi ishte pjesëtar i njësiteve të para të UCK-së dhe luftëtarë i paepur deri në ditën e rënies për lirinë e Kosovës.

“Nëntëmbëdhjetë vite më parë ra heroikisht Ilaz Kodra, komandanti i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci.” Ilazi ishte pjesëtar i njësiteve të para të UÇK-së, luftëtar i paepur deri në ditën e rënies për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/