15:53 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Jam i prekur thellë nga vrasja e të miturit 14 vjeçar nga Karaqeva

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur i prekur lidhur me vrasjen e 14 vjeçarit në Karaqevë të Kamenicës, nga babai i tij.

Thaçi ka deklaruar se dhuna në familje është e patolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë, transmeton Indeksonline.

Ai poashtu ka shtuar se ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje.

Postimi i plotë:

Jam i prekur thellë nga vrasja e të miturit 14 vjeçar nga Karaçeva e Komunës së Kamenicës. Dhuna në familje është e patolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë. Familja gjithmonë ka qenë e shenjtë dhe e tillë duhet të mbetet, të kultivohet dhe ruhet nga të gjithë. Ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë dhe më vendosmërisht për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje. HTH