12:25 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi jep detaje shtesë nga Kosova për takimet në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalur në një konferencë për media ku ka dhënë detaje nga dita e djeshme e takimeve në Bruksel. Thaçi ka komentuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe bisedimet me Serbinë.

“Ka qenë ditë e madhe, historike e madhështore për Kosovën. Me plot meritë, dje qytetarët e Kosovës kemi marrë atë që e kemi merituar që një kohë, vendimin për liberalizimin e vizave. Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat në të gjitha drejtimet për liberalizimin e vizave. Ky është sukses i gjithë njerëzve të Kosovës, institucioneve, kësaj qeverie, mediave e shoqërisë civile. Sot takova përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë për ti përgëzuar për punën e tyre. Përmbushja e gjitha kritereve është dëshmi se institucionet e Kosovës janë duke punuar fuqishëm.

Procesi për liberalizimin e vizave është i pandalshëm. Ka mbetur edhe pak muaj që të jetësohet liberalizimi i vizave. Me nxjerren e vendimit dje, tani kemi përgjegjësi shtesë që në këtë proces askush mos të lejohet të abuzoi për të penguar këtë proces. Jam i bindur se nga përvoja që kemi krijuar dhe këshillat e partnerëve ndërkombëtare në pak muaj do të përmbyllim suksesshëm këtë proces. Kosova po lëviz me hapa konkret në procesin e intergrimit evropian. Tani duhet të fokusohemi në të ardhmen, pa dallime politike.

Sa i përket dialogut, ne ishim së bashku në Bruksel. Të gjithë në mënyrë unike kemi paraqitur qëndrimin e Kosovës se jemi në favor të dialogut, negoaciatave me Serbinë dhe se ky proces duhet të përmbyllet me njohjen e Kosovës si shtet. Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi paraqet paqe e stabilitet në të ardhmen për të dy vendet. Pavarësisht dallimeve që kemi për procesin, ende ekziston vullneti që ky proces të vazhdojë dhe në muajt e ardhshëm të arrihet marrëveshja historike e normalizimit të marrdhënieve Kosovë-Serbi dhe njohja reciproke e dy shteteve.

Takimi i djeshëm ka qenë më i shkurti në vitet e fundit. Nuk është lehtë të bisedosh me Vuçiqin që ende sheh ëndrra. Pozicionet janë shumt të largëta mes nesh. Vuçiq është larg realitetit, ai mund të jetë në presion të shtetit të tij, por realiteti është ndryshe. Të gjithë jemi pajtuar që duhet të sakrifikojmë për të arritur marrëveshjen përfundimtare” ka thënë Thaçi./Indeksonline/

Temat: