13:59 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Jo ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve, të tjerat janë fake news

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar edhe sot diskutimin për çështjen e kufijve të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se është kundër ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, gjitha të tjerat janë fake news, apo lajme të rreme.

“Po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/

 

Temat: