12:17 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Kam informata të sakta, djegia e flamurit turk ishte e improvizuar

Në një konferencë për media, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka quajtur akt jo të mirë shfaqjen e pamjeve të djegies së flamurit të Turqisë.

Ai ka theksuar se ka informacione se veprimi është i improvizuar me qëllim dëmtimin e marrëdhënieve gjë që ka lënë të nënkuptohet se është një veprim i shërbimeve sekrete.

“Unë e dënoj aktin e djegies së flamurit. Ata që e kanë djegur flamurin nuk mund të etiketohen si simpatizues të njërës apo tjetrës. Ky ka qenë një veprim i improvizuar dhe kjo për të dëmtuar marrëdhëniet me Turqinë ky është një informacion i saktë”, ka thënë Thaçi, i cili as nuk ka komentuar veprimet e Gjergj Dedajt e as kritikuar atë publikisht për statuset dhe debatin e ngritur i cili nxiti reagimin e komunitetit turk në Kosovë.