15:22 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi kërkon ndëshkimin e atyre që i kanë fryrë listat e veteranëve të luftës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar sot nga institucionet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund listat e veteranëve.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ata që abuzuan me lista, duhet të ndëshkohen maksimalisht, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime e popullit dhe shtetit të Kosovës. Kushdo që mundohet të abuzojë me të, meriton ndëshkimin maksimal të institucioneve të drejtësisë.

I ftoj autoritetet e drejtësisë që hetimit për abuzimet e mundshme me listat e veteranëve t’i shkojnë deri në fund.

Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë qartësi të plotë për këtë proces të rëndësishëm, në mënyrë që vetëm veteranët e vërtetë të përfitojnë nga përkrahja institucionale. /Indeksonline/