12:12 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova me autostradat dhe rrugët më të mira në rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” ka thënë se Kosovën e kanë bërë me autostradat dhe rrugët më të mira në rajon.

Për këtë ai thotë se dëshmi është autostrada “Arbën Xhaferi”.

Thaçi ka shtuar se përmes këtyre rrugëve po lidhen dy popuj.

Postimi i plotë:

Kosovën e kemi bërë me autostradat dhe rrugët më të mira në rajon. Edhe autostrada “Arbën Xhaferi” është një dëshmi tjetër për këtë. Ky shekull nuk është i kufijve dhe ndarjes së popujve, por i afrimit dhe lidhjes së tyre. Ky është vizioni ynë për Kosovën dhe rajonin tonë. Këtij vizioni i shërben edhe kjo autostradë. HTH/Indeksonline/