21:39 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Kosovës nuk i intereson erdoganizmi as gulenizmi, por vetëm integrimet evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Gjermani, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Ai sonte ka mbajtur një ligjëratë në institucionin prestigjioz të politikës së jashtme në Berlin, ku ka folur edhe për ekstradimin e gjashtë turqve, raporton Indeksonline.

I pyetur nga një gazetar se si ndodhën arrestimet në një shtet demokratik si Kosova, presidenti ka thënë se Kosova ka vetëm një qëllim.

“Kosovës nuk i intereson as erdoganizmi e as gulenizmi, por vetëm integrimet evropiane. Kosova falënderon Turqinë për njohjen dhe ndihmën e vazhdueshme. Një gabim i tillë i ekstradimit nuk do të ndodh më”, ka thënë Thaçi. /Indeksonline/