09:27 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi kujton dëshmorin Xhemajl Fetahaj

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar dëshmorin Xhemajl Fetahaj në 19 vjetorin e rënies së tij.

Presidenti Thaçi e ka vlerësuar atë si veprimtar të dalluar të çështjes kombëtare.

“Xhemajl Fetahaj ishte një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare dhe një epror i paepur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me vullnet të pathyer dhe besim të palëkundshëm, deri në rënien heroike para 19 vjetësh në Koshare, jetën ia kushtoi çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Fetahaj ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe luftëtar i radhëve të UÇK-së. Ai është shpallur hero i Kosovës. Ai ka lindur më 1963 në Raushiq të Pejës dhe ka rënë dëshmor më 31 maj 1999 në luftimet e zhvilluara në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Koshare.

Për nder të tij sot në Teatrin Kombëtar, mbahet Adademi Përkujtimore, pjesë e së cilës do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

 

Temat: