11:36 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi kujton nënën e luftëtarit të UÇK-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar në një vetorin e saj, Azë Thaçi- Ferizin, nëna e Xhavit Ferizit, njëri ndër bashkëluftërarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi me këtë rast ka thënë se e ndjera ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë, shkruan Indeksonline.

“Në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditët tona më të vështira, shtëpia e nënës Azë në Plluzhinë, ishte strehë ku ne gjetëm përkujdesje dhe besnikëri”, ka shkruar i pari i shtetit ndër të tjerash në Facebook.

Shkrimi i plotë:

U bënë një vjet pa nënën Azë, e cila ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë. Në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditët tona më të vështira, shtëpia e nënës Azë në Plluzhinë, ishte strehë ku ne gjetëm përkujdesje dhe besnikëri.

Me guximin e një heroine dhe me kujdesin e një nëne, Aza Thaçi-Ferizi na qëndroi përherë pranë, duke na dhënë bukë, larë rroba dhe pastruar plagë.

Gjithmonë do ta mbajmë të gjallë kujtimin për të. HTH./Indeksonline/