16:12 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi kujton të rënët në Epopenë e Dukagjinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar të rëndët në Epopenë që ai e ka quajtur të Dukagjinit, që ndodhi me 24 mars 20 vjet më parë.

“Pas Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi jo vetëm solidarizimin por edhe përhapjen e luftës çlirimtare në mbarë Kosovën. Sot me nderimin më të lartë kujtojmë të rënët në Epopenë e Dukagjinit si dhe gjithë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Indeksonline/