14:03 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi kundërpërgjigjet ambasadorëve për Specialen

Përmes një reagimi në Twitter, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është përgjigjur ambasadorëve të SHBA-së dhe Britanisë, të cilët mbrëmë thanë se nëse shfuqizohet Gjykata Speciale, atëherë rrezikohet e ardhmja e Kosovës.

Thaçi pa i përmendur emrat e atyre që i kanë bërë këto paralajmërime, i ka quajtur ato spekulime.

Ai ka thënë se midis spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike, transmeton Indeksonline.

Tutje, në reagimin e tij, Presidenti ka thënë se shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuar për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta.

Mbrëmë, ambasadori amerikan dhe ai britanez, ishin mjaft të angazhuar kundër shfuqizimit të Speciales të cilët qëndruan tërë natën në ndërtesën e Kuvendit në kohën kur po tentohej të procedohej nisma e 43 deputetëve për shfuqizim të Gjykatës Speciale, të cilët paralajmëruan se nëse do të ndodhte kjo, atëherë Kosova do të rrezikohej, dhe ky do të ishte rreziku më i madh që nga koha e luftës./Indeksonline/

Temat: