21:19 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Kush e bindë Serbinë ta pranojë Kosovën, unë do t’i duartrokas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillon një intervistë televizive, ku po flet për fazën finale të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se ky është një proces i rëndësishëm dhe çështje e ndishme që ngjall debat. Por, njohja reciproke është e domosdoshme për rrugëtimin e të dyja vendeve në rrugëtimin ndërkombëtar, shkruan Indeksonline.

“Jemi në një proces të rëndësishëm dhe është çështje e ndishme.  Ajo që është e rëndësishme është të arrihet marrëveshja mes dy vendeve, sepse jemi në një situatë të ngrirë. Jam shumë pak optimistë, por shoh një dritë në fund të tunelit. Jam pak optimist sepse është një konflikt shekullor. Unë nuk pajtohem se do të ketë luftra dhe tragjedi. Sepse të dyja vendet kanë synime në rrugën e ndërkombëtarizimit të të dyja vendeve“, ka thënë Thaçi.

Ai më tej ka theksuar se nuk është dorëzuar, por është pak optimist se mund ta bindë Serbinë ta njoh Kosovën.

”Unë po punoj që të arrijmë njohje reciproke. Unë nuk nuk jam i lodhur, por nuk kam fuqi ta bindë, unë nuk kam fuqi ta bind Serbinë jo vetëm unë, por nuk e shoh askënd në botë që mund ta bindë Serbinë ta njoh Kosovën, por është vështirë e realizuashme, unë do t’i duartrokas, do t’i shkoj prapa”, ka shtuar Thaçi.

”Unë nuk po shoh që dikush mund ta bindë, nëse kushdo në botë do e bënte këtë do ja zgjasja dorën.Marrëveshja paqesore mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte normalitet në gjithë Ballkanin Perëndimor“, ka thënë ai./Indeksonline/.

Temat: