Thaçi: Liria s`është e plotë pa i ndëshkuar ata që kryen krime
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 19 vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës.
Në këtë masakër, forcat policore serbe kishin vrarë dhe masakruar 80 civilë të pafajshëm, transmeton Indeksonline.
Thaçi ka thënë se liria nuk do të jetë e plotë pa ndëshkrimin e atyre që kryen krime dhe pa e zbardhur fatin e të zhdukurve.
“Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë. Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të pafajshëm: burra, të moshuar, gra e fëmijë. Nderimi institucional për të gjithë të rënët do të jetë i përjetshëm, por liria dhe çdo vlerë e ndërtuar me sakrificë, asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/