11:09 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Masakra e Izbicës tronditi botën demokratike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar 19 vjetorin e masakrës së Izbicës, në të cilën u vranë 150 persona.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky gjenocid e ka tronditur botën demokratike, shkruan Indeksoline.

Ja postimi i Thaçit:

Në masakrën e Izbicës, 19 vjet më parë, u vranë mizorisht 150 qytetarë të pafajshëm nga fshatra të ndryshme të Drenicës. Në mesin e tyre kishte edhe shumë gra e fëmijë.

Ky gjenocid i regjimit serb të Millosheviqit e tronditi botën demokratike, e cila kishte nisur fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe. Sot i kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë sonë. HTH /Indeksonline/

Temat: