06:58 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi mban sot fjalimin e fundvitit para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Kosovë do të mblidhet sot në seancën e rregullt plenare dhe me pas në një seancë të jashtëzakonshme.

Në seancën e rregullt deputetëve do t’u adresohet Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkaq me kërkesë te kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do te mbahet një seancë e jashtëzakonshme në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.