23:06 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi në debat të hapur me shoqërinë civile për korrigjimin e kufirit

Instituti Demokratik i Kosovës nesër oranizon tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”.

Ky do të jetë një debat i hapur mes pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe medias me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Debati mbahet prej orës 10:00, në hotelin ‘Swis Diamond’. Ky diskutim vjen pas debatit aktual që është duke u bërë lidhur me korrigjimin e kufirit ndërmjet dy vendeve./Indeksonline/