18:51 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi merr goditje nga Ambasada e SHBA-së, pasi fali këta persona!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj vendimit të fundit të presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, për faljen e personave rreth dënimit të rastit “Hajra”.

Thaçi ka vendosur që me dekret t’u falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiqinës.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”. Vendet e QUINT-it kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe në kohërat më të vështira”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Ndryshe, rasti “Kiqina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. /Indeksonline/