08:55 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi në Londër: Kosova s’e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Britani të Madhe, ku është takuar me personalitete të shumta.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Vizitën time në Londër, e fillova mbrëmë me një darkë së bashku me miqtë e Kosovës, gjeneralin Sir Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj.Cherie Blair dhe ish ministrin për Evropë, Jim Murphy.

Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirimin, pavarësinë dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj. /Indeksonline/