18:53 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi në Oxford: Është koha që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Britani të Madhe, ka mbajtur ligjëratë në Universitetin e Oxfordit , për rrugëtimin drejt pavarësisë .

Ai ka bërë të ditur se para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Oxfordit, ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e shtetndërtimit si dhe për domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje.

 Thaçi ka thënë se “Është koha e duhur që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike”.

 Më poshtë postimi i plotë Thaçit:

Në Universitetin e Oxfordit bashkëbisedova me shumë studentë për Kosovën dhe rrugëtimin tonë drejt pavarësisë.

 Para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Oxfordit fola për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e shtetndërtimit dhe për domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje. Është koha e duhur që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike.

 Studentët ishin të interesuar për gjendjen ekonomike, perspektivën e të rinjëve dhe pozitën komuniteteve jo shumices në Kosovë. Kosova, me kushtetutë dhe ligje prinë për të drejtat afirmative të komuniteteve.

Kosova është vend i mundësive për investime dhe për kthimin e ekspertëve, që po shkollohen në Britani të Madhe dhe universitete tjera të botës. Britania e Madhe, si fuqi globale ka qenë dhe do të mbetet partner strategjik i Kosovës. HTH./Indeksonline/