75 Mall Live Search
14:16 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Thaçi në Shkup takon Xhaferin: Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në takim nga kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Thaçit:

Vizitën time zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në për në Samitin e “Brdo Brijuni”, e fillova paraprakisht me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetarin Xhaferi e përgëzova për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinjë. HTH /Indeksonline/