19:23 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi nesër në mbledhje të Qeverisë, raporton për dialogun (Dokument)

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi pritet që për herë të parë të raportojë para Qeverisë së Republikës rreth ecurisë së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zhvilluar në Bruksel.

Në një dokument të siguruar nga “Indeksonline” tregohet se Thaçi do të jetë i pranishëm në mbledhjen e nesërme të ekzekutivit.

“Mbledhja e 54 e Qeverisësë Republikës së Kosovës mbahet më 29.06.2018, në orën 11:30, ndërtesa e Qeverisë. Prezentimi i presidentit Hashim Thaçi për dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim.