13:41 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Notarja Medina Surdulli, shembull i vullnetit dhe këmbëngulësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me medalje presidenciale të meritave, notaren Medina Surdulli.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Media është shembull i forcës së vullnetit dhe këmbëngulësisë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Medina Surdulli është kampione e shumëfishtë sportive. Ajo tashmë është fituese edhe e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Notit “4th Open European Swimming Down Syndrome Championships”.

Por, ajo është fituese edhe jashtë garave dhe shembull i forcës së vullnetit dhe këmbëngulësisë. Shoqëria kosovare është gjithëpërfshirëse dhe duhet të përkrah çdo talent, çdo individ, në realizimin e vetvetes dhe talenteve të saj/tij. Për fitoret e shumta që ia ka sjellë Republikës së Kosovës, Medinën sot e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave. /Indeksonline/