10:37 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Nuk do ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të masakrës në Studime të Vushtrrisë, ka kujtuar 116 civilet e pafajshëm të vrarë nga forcat serbe.

I pari i Presidencës, ka thënë ka thënë se institucionet e vendit nuk do të ndalin asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat serbe, shkruan Indeksonline.

Thaçi po ashtu ka thënë se nuk do të ndalën derisa të zbardhet fati i personave të pagjetur e autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot i kujtojmë 116 civilë të pafajshëm të vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në Studime të Vushtrrisë. Si institucione të Republikës së Kosovës, nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri!./Indeksonline/