14:16 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Parakalimi i flamurit në Lojëra Olimpike, dhurata më e mirë për 10 vjetorin tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Pyeongchang të Koresë së Jugut, ku po merr pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërorë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo ngjarje është dhurata më e mirë për 10 vjetorin e pavarësisë.

“Parakalim madhështor i ekipit olimpik me Flamurin e Kosovës në Pyeongchang të Koresë së Jugut, para miliona teleshikuesve nga mbarë bota. Kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë, që përfaqësohemi në Lojërat Olimpike Dimërore. Është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/

 

Temat: