10:18 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi për 28 nëntorin: I lumtur që emocionet e kësaj dite i ndaj me bashkatdhetarët në SHBA

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se 28 Nëntori është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Ai tutje ka thënë se ndjehet i lumtur që emocionet e kësaj dite do t’i ndajë me bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar. Kjo është dita e tërë shqiptarëve, kudo që ata gjenden. Jam i lumtur që emocionet e kësaj dite do t’i ndaj sot me bashkatdhetarët tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urime të gjithëve kjo ditë e madhe!

 

Temat: