09:56 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi për vizitën e zyrtarëve serb në Kosovë: Shpresoj në mesazhe të fqinjësisë së mirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar çështjen e paralajmërimit të vizitës së Presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë se respekton interesimin e përfaqësuesve të Serbisë për të biseduar me komunitetin serb, por shpreson se do të këtë mesazhe pozitive dhe të fqinjësisë së mirë, raporton Indeksonline.

“Tani më institucionet e vendit e kanë marr vendimin e tyre, vendim i cili është i njohur publikisht edhe për opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm.  Unë e respektoj interesimin legjitim të përfaqësuesve të Serbisë për të biseduar me komunitetin serb, për ti sqaruar edhe ata që të mos kenë panik, frikë, shpresojë që do të kenë mesazhe pozitive, të fqinjësisë së mirë, bashkëjetesës dhe domosdoshmërisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, është shprehur Thaçi.

Temat: