20:33 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Përjetësisht krenar me Majlindën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur krenar me suksesin e Majlinda Kelmendit në Minsk të Bjellorusisë.

Kelmendi, që në lojërat olimpike evropiane në Bjellorusi fitoi medaljen e artë, nga Thaçi është cilësuar si personifikim i fitores së përhershme dhee historisë së sukesit të Kosovës.

Ky është postimi i Thaçit në facebook:

Medalja e artë në lojërat olimpike në Minsk ështe historike për Kosovën. Majlinda Kelmendi është personifikim i fitores së përhershme dhe i historisë së suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Përjetësisht krenar me Majlindën.