10:53 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Përurimi i autostradës, kënaqësi e jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” e ka quajtur kënaqësi të jashtëzakonshme.

Thaçi ka thënë se më këtë po ndërtohet Kosova e re, Kosova Evropiane, shkruan Indeksonline.

Thaçi ka uruar Kosovën për këtë.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme. Pas pak do të përurojmë segmentin e dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”. Po e ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën Evropiane. Urime Kosovë. HTH” ka shkruar Thaçi në facebook./Indeksonline/