23:02 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi promovon librin e tij në Kanada

Presidenti i Kosovës po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada.

Atje, në këto momente presidenti Thaçi është duke e promovuar edhe librin e tij autobiografik “New State”.

Promovimi po ndodh në Qendrën Kanadeze.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti në profilin e tij në Facebook, ku po transmetohet drejtpërdrejtë promovimi i librit të tij.

“Qendra kanadeze “The Pearson Centre for Progressive Policy” promovon librin “New State, Modern Statesman”, ka shkruar në profilin e Thaçit.