13:12 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi publikon fotografi të papara më herët me Adem Jasharin, Kadri Veselin e Jakup Nurën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka publikuar disa fotografi të papara më herët bashkë me Komandantin legjendar, Adem Jashari,  kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe Jakup Nurën.

Fotografitë thuhet të jenë realizuar në Tiranë, në mars të vitit 1993, transmeton Indeksonline.

Postim i plotë:

Krenarë me Epopenë e UÇK-së! Në fillimet e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Komandantin legjendar, Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën. Tiranë, mars 1993. HTH