18:05 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin, hapë rrugë për liberalizimin e vizave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim në Davos me komisionarin e BE-së për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn ku kanë folur për çështje të ndryshme.

Thaçi ka thënë se janë pajtuar edhe për domosdoshmërinë e ratifikimit sa më të shpejt të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, Hahn ka rikonfirmuar perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE, njejtë sikurse për vendet e tjera të Ballkanit Përendimor.

Thaçi ka theksuar se Hahn i ka garantuar se kjo përspektivë e sigurt do të reflektohet edhe në Strategjinë për Zgjerim të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, në një takim në Davos më rikonfirmoi perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE, njëjtë sikurse për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai më garantoi se kjo perspektivë e sigurt do të reflektohet edhe në Strategjinë për Zgjerim të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ne u pajtuam sërish edhe për domosdoshmërinë e ratifikimit sa më të shpejt të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. HTH