12:56 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Rezultatet e hetimit për vrasjen e Ivanoviqit do të shkaktojnë kokëdhimbje edhe në Kosovë edhe në Serbi

President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar që shumë shpejtë autorietet e Kosovës do të zbardhin auotërt e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se po punohet në ktë drejtim, dhe se rezultatet e hetimit do shkaktojnë kokëdhimbje edhe për dikënd në Serbi dhe në Kosovës.

Fjala e plotë:

Pajtohem me ju. Kaluan gjashtë muaj nga vrasje e Oliver Ivanoviq, Është shqetësuese që nuk janë identifikuar vrasësit e Oliver Ivanoviq.

Insitucionet tona po punojnë aktivisht edhe me autorietet ndërkombëtare.
Kanë pasur kontakt edhe me autorietet serbe.

Pushtetet janë të ndara.

Institucionet e Kosovës në të ardhmen e afërt do të dalim me rezultate të prekshme, të cilat do të rezultojnë me kokëdhimje për shumë, në Kosovë dhe Beograd.