15:14 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi takon garuesit e Lojërave Olimpike para nisjes në Argjentinë

Kosova do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Verore për të rinjë që do të mbahet në Argjentinë.

Sportistët kosovar do të nisën sonte në mbrëmje drejt shtetit të Amerikës Latine.

Pjesëmarrësit e kësaj gare, Erza Muminoviq, Melisa Zhdrella, Muhamet Ramadani, Erdonis Maliqi dhe Bleron Fetaovski i ka pritur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai i ka quajtur ambasadorët më të mirë të republikës.

“Ambasadorët më të mirë të republikës sonë, sportistët tanë, sonte nisen për në Argjentinë, ku do të garojnë në Lojërat Olimpike Verore për të rinj, Buenos Aires 2018. I uroj suksese xhudistes sonë Erza Muminoviq, notares Melisa Zhdrella, atletit Muhamet Ramadani, boksierit Erdonis Maliqi, peshëngritësit Bleron Fetaovski, si dhe të gjithë pjesëtarëve të ekspeditës kosovare në kryeqytetin argjentinas. Pas Rios, mbetemi me shpresë që flamuri i Kosovës do të ngrihet lart edhe në Buenos Aires”, ka thënë Thaçi.