23:02 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Tërhiqem nga korigjimi i kufijëve, kur të dëgjoj ide më të mira

Presidenti Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga opozita e vendit.

Thaçi tha se pozicioni i tij karshi kufijve “është kushtetues dhe ligjor, dhe i pakontestueshëm”.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë, “në emër të konsensusit nacional”, Thaçi është përgjigjur: “Kur të dëgjoj ide të tjera më të mira, do ta mendoj”.

“S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë”, është shprehur ai.

“Synimi im është ky: Të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit”, ka thënë Thaçi.

“S’ka njohje reciproke, pa definim të kufirit”, ka këmbëngulur Thaçi në T7.

Thaçi, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Shefi i shtetit është pyetur se kujt i takojnë meritat për bërjen e ushtrisë.

Thaçi ka thënë se ushtria s’është meritë e asnjë individi, por e popullit – dhe e të gjithë personave që kanë punuar që ajo të bëhet.

Ai ka hedhur poshtë pohimet se meritor është kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimeve që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së voni.

“Askush s’mund ta individualizojë. Është meritë e të gjithëve. Historiku i themelimit të Kosovë është i gjatë, këtu s’ka asnjë llojë xhelozie. Merita u takon qytetarëqve të Kosovës për shtetndërtim nuk I takon vetëm individëve. Meritor do të jenë të gjitha ata njerëz që e kan inciu e kanë votu e pastaj meritat u ndahen qytetarëve, nuk besoje se është duke u ushtruar garë për ushtri. Gjithmonë e kam pas përkrahejn për formimin e FAK-ut, bashkësia ndërkombëtare  kan kërkuar që të kodrinohemi për një poroces gradual gjithëpërfshirëse”, ka thënë Thaçi në T7.