21:39 / E Hënë, 12 Nëntor 2018

Thaçi thotë se Kosova është kauzë e madhe për Trumpin, siç ishte për Obamen dhe Bushin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimet e tij që ka pasur me liderët botërore gatë ditës së shtunë.

Thaçi ka thënë se presidentin amerikan Donald Trump, fillimisht e falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë ndaj Kosovës, duke e njoftuar njëkohësisht edhe për zhvillimet rreth dialogut.

“Ka qenë fillimisht falendërimi për mbështetjen e tij personale, të ekipës së tij, për konsolidimin e shtetit të kësaj përkrahje të palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës dhe të ardhmen e vendit tonë. Në çështjen e dialogut e kam informuar për vështirësitë por edhe pengesat. Ai ka qenë shumë i drejtpërdrejt në komentin dhe mesazhin për Kosovën”, ka theksuar Thaçi në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

“E keni përkrahjen timë 100 %, të vazhdoni, që do të thotë se Trump dhe administrata e tij janë në mbështetje të plotë të përkushtimeve tona për arritjen e marrëveshjes gjithëprfshirëse që nënkupton njohjen reciproke dhe antërasim në OKB”, ka theksuar tutje Thaçi.

Presidenti i Kosovës, ka thënë se Kosova është një shtet i vogël, porse një kauzë e madhe për popullin amerikan.

“Kosova është një shtet i vogël por e kam vërejtur se për presidentinTrump, Kosova është kauzë e madhe, siç ishte për Obamën e deri për Bushin e vjetër dhe kjo na jep nderë. E kam vërejtur se edhe pse shtet i vogël kauza e Kosovës është e madhe për adimistratën e tij, ai kishte koncetrim maksimal kur flet për Kosoën, njihemi personalisht se ëshë takimi i katërt me Trump, vlerësimi dhe mesazhi i tij ishte që duhet të jemi edhe më unik, të punojmë bashkërisht.”, ka vlerësuar tutje ai. /Indeksonline/