20:21 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi tregon nëse do të takohet me Vuçiq-in në Forumin e Paqes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke vazhduar qëndrimin e tij në Paris. Përpos ceremonisë së 100 vjetorit të Ditës së Armëpushimit në Luftën e Parë Botërore, Thaçi do të mbajë edhe një fjalë rasti në Forumin e Paqes.

Para kësaj, Thaçi është deklaruar rreth takimeve të cilat pati me udhëheqësit botërore, ndër ta presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kancelaren Angela Merkel si dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi deklaroi se nga të gjitha vendet mori mbështetje për arritjen e një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, duke u parë si arritje për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti Thaçi, është pyetur gjithashtu nëse do të ketë një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq përgjatë Forumit të Paqes, ku ka deklaruar se diçka e tillë nuk ka qenë e planifikuar dhe nuk do të ndodhë.

“Fillimisht dëshiroj të falënderoj presidenti frances, Emmanuel Macron për ftesën dhe mbështetjen  vazhdueshme që po i jep Kosovës, konsolidimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare duke nderuar deh respektuar  Kosovën në forume çfarë është ky në Paris. Dua të theksoi se edhe presidenti Macron në mesazhet e tij ka dhënë një mesazh të qartë për rëndësinë e paqes në Evropë, në botë por edhe në Ballkanin Perëndimor. Jemi të përfaqësues këtu për të nderuar dhe respektuar por edhe për të marrë përgjegjësi si shtet”,ka thënë Thaçi.

Tutje presidenti kosovar ka deklaruar se takimi me të parin e SHBA-së, Donald Trump ishte i shkëlqyeshëm.

“Takimi i brendshëm dhe i sotshëm në margjinat e konferencës së Parisit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka qenë një takim dhe bisedë e shkëlqyer, presidenti  Trump potencoi se ai si president si dhe SHBA mbështesin 100% përpjekjet për arritjen e marrëveshjes ligjërisht obligative në mes Kosovë dhe Serbisë. Vlerësoj se ky qëndrim kaq i qartë është një inkurajim i ri për të gjithë në Kosovë, partive politike dhe bartësit e institucioneve që të krijojmë një unitet më të qëndrueshëm të këtij procesi të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që do të nënkuptonte njohjen reciproke, ndryshimin e Rezolutës 1244. Pra këtij procesi duhet t’i hyjmë më përgjegjësi, pa frikë dhe panik sepse aty ku janë SHBA-të aty është suksesi çdoherë për Kosovën.Falënderoj presidentit Trump për mbështetjen e tij dhe interesimin e gjithë ekipit të tij për çështjen  e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në rajon”, ka shtuar Thaçi, transmeton Indeksonline.

Tutje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shtuar se të njëjtën çështje ka diskutuar edhe me të paren e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Takimi me Merkel ishte jashtëzakonisht i mirë, diskutuam edhe me të për mundësin e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi si dhe mbështetjen e Gjermanisë për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, funksionale dhe marrëveshje që do të ofronte më shumë stabilitet në gjithë rajonin.Në të njëjtën kohë me gjithë liderët e tjerë të Evropës që jam takuar, duke përfshirë presidentin e Austrisë, me gjithë  udhëheqës të shteteve kemi diskutuar edhe për domosdoshmërinë që Kosova të hyjë në Interpol, të bëhet liberalizimi i  vizave. Kam theksuar se themelimi i ushtrisë është punë e kryer, se do të jetë një proces i koordinuar me NATO-në dhe SHBA-në.Kurse në takim me presidentin Erdogan i kam kërkuar një mbështetje më të gjerë dhe më të fuqishme tek vendet që kanë më shumë ndikim që të votojnë pro-Kosovës në Interpol. Ka qenë një prezantim i Kosovës në mënyrën më të nderuar dhe më afirmative të mundshme të organizatorëve të Forumit të Paqes në Paris.

Nuk mund të them se çfarë është diskutuar në mes Merkel dhe Vuçiq, por theksova atë që ne kemi diskutuar”,ka thënë Thaçi./Indeksonline/