21:37 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi tregon se çfarë ka biseduar me ambasadorët, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka treguar se gjatë asaj nate ka pasur takim me të gjithë përfaqësuesit kryesor politik dhe pastaj ka pasur takim edhe me ambasadorët të cilët janë interesuar dhe kanë kërkuar informata për këtë çështje.

Ai thotë se gjatë takimit me amabsadorët i ka treguar se vet ai nuk mund të frenojë vullnetin e deputetëve i cili është i ndarë nga ai presidencial, transmeton Indeksonline.

“Kam deklaruar shumë qartë se nuk mund të frenojë vullnetin e deputetëve, nuk është vendimi im sepse pushtetet janë të ndara. Kam konfirmuar se çdo opinion i imi do të jetë kushtetues dhe jo i ndikuar nga politika”, ka thënë ai./Indeksonline/

Temat: