14:01 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Trump mbështet 100% marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë të ketë biseduar me presidentin amerikan, Donald Trump nga i cili ka marrë mbështetje 100% sa i përket marrëveshjeve Kosovë- Serbi.

Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se mbrëmë ka pasur një takim me presidentin Trump, me të cilin ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, shkruan në profilin e Thaçit në Twitter./Indeksonline/