18:00 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi udhëton për në Londër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas Austrisë, me ftesë të Universitetit prestigjioz të Oksfordit, ka udhëtuar për në Londër, ku para një publiku të zgjedhur do të mbajë një ligjëratë me temën “Kosova dhe rruga drejt pavarësisë”.

Ai, po ashtu, do të zhvillojë disa takime me miq të Kosovës, që në të kaluarën kanë mbështetur rrugëtimin e vendit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.